Kukësi mbyll javën e përgatitjeve, ende asnjë “zhurmë” në merkato për klubin verilindor

Kukësi largoi nga skuadra “milionerët” dhe lojtarët që paguheshin më shumë, duke ulur kështu edhe kostot për pagesat e tyre këtë sezon. Mësohet se largimet kanë qenë të mirëmenduara dhe jo rastësore, sepse bëhet fjalë për futbollistët që kishin përgjegjësinë më të madhe mbi supe dhe që pritej të nxirrnin klubin nga situata.

Aktualisht, në ekipin aktual të Kukësit që ende mbetet pjesë e klubit, është vetëm sulmuesi Atdhe Rashiti që ka provuar rrjetën me këtë skuadër. Ai u afrua sezonin e kaluar në merkaton e janarit dhe shënoi tre gola në 13 takime.

Sa i përket merkatos në hyrje duket se gjërat kanë ngecur për blutë, pasi deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë afrim. Edhe pse klubi ka pohuar se ato do të bëhen të ditura në ditët në vijim, kur po mbyllet java e parë e përgatitjeve nuk ka lëvizje në këtë aspekt. Gjithsesi, gjatë muajit korrik do të vijnë edhe afrimet e para, por sigurisht, ndryshe nga vitet e kaluara, nuk priten më emra të bujshëm në Kukës.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)