Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, bllokohet ndaj Kukësit (video)

Kukësi

Kukësi-Lushnja, takimi që hapi javën e tretë të Kategorisë së Parë nuk njohu fitues. Një përballje me ritëm e intensitet të lartë, por që detyroi dy skuadrat të ndajën pikët, pas një barazimi me rezultatin 1-1. Një ndeshje që nisi mirë për Lushnjën që menjëherë u instalua shpejt në portën e verilindorëve, kur mesfushori Ribaudo në minutën 4’ dhe 11’ në dy raste si fotokopje, nuk arriti dot të shënonte falë edhe reflekseve të portierit Arevalo.

Por kolumbiani nuk i kishte bërë llogaritë me aftësitë e Mikel Cankës, i cili në një moment hutimi të mbrojtjes, gjen golin duke kaluar në avantazh Lushnjën. Goli nuk është se demoralizoi verilindorët të cilët nisën të aplikonin një lojë me topa të shpejtë, por nëse të gjithë prisnin ndryshimin e rezultatit nga faza offensive, ishte Ëilson i cili në minutën e 32’ nxjerr nga repertori i tij një kryevepër, me pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Në fraksionin e dytë, si Kukësi ashtu edhe Lusnja kërkuan të gjenin golin e fitores, por edhe zëvendësimet e kryera nga Pajaziti dhe Xhafa nuk ndryshuan rezultatin. Barazim që nuk lejon Kukësin të forcojë pozitat në klasifikim, vetëm 4 pikë në tre javë, ndërsa Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, pasi ka arritur 3 barazime në nisjen e kampionatit.

Related posts

“Abuzojmë shumë përpara porte”, Ernest Gjoka zbulon problemin e Skënderbeut: Është kampionat i vështirë

“Ka lojtarë që nuk e bëjnë çfarë u them”, Dritan Smajli i nervozuar pas humbjes: Do ketë ndryshime!

Skënderbeu likujdon Ilirinë, dy gola fundosin ekipin nga Fushë-Kruja (video)