Kukësi ka nisur të shpërbëhet, pas largimit të trajnerit Emiliano Çela, mësohet se sulmuesi Mario Beshiraj mund të ndryshojë ambient dhe kampionat gjatë merkatos së janarit. Kapiteni i Kukësit me shumë gjasa do të largohet nga verilindorët dhe tashmë po bën gati rikthimin në Superiore.
Sipas lajmeve te fundit, sulmuesi është shumë afër kalimit te Teuta, ku pritet të kontribuojë te durrsakët për pjesën e dytë të sezonit. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Edi Martinin, i cili do të ketë një nga futbollistët që e njeh mirë Superioren.
Kujtojmë se në këtë sezon, Beshiraj me fanellën e Kukësi ka arritur të shënojë 6 gola. Ndërkohë pjesë e verilindorëve është që prej verës së 2023. Përveç Kukësit, lojtari kryeqytetas ka luajtur edhe me Tiranën, Korabin, dhe Vorën.
LEXO ME SHUME:Egnatia nuk e diskuton Kukësin, fiton Superkupën dhe bën tris titujsh në një sezon (video)
Egnatia është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj, teksa ka mundur ekipin e Kukësit në finale. Rrogozhinasit, ashtu siç pritej kanë dominuar përballe verlindorëve që vinin nga Kategoria e Parë, duke krijuar më shumë lojë e raste.
Goli i shpejtë i Ujkës në pjesën e parë ua bëri më të thjeshtë ndeshjen, por u desh të priteshin minutat e fundit të sfidës që të mbyllej diskutimi me golin e Bakajokos që vulosi suksesin 2-0.