Kukësi jep shenja jete, gjen fitoren pas muajsh; as Cungu spo ia gjen “ilaçin” Laçit (video)

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 5 muajsh, duke mundur në shtëpi Laçin me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa kurbinasit pretenduan për dy penallti në pjesën e parë, por me gjyqtarin dhe VAR-in që nuk akorduan asnjë.

Pjesa e dytë nisi me gol nga ana e verilindorëve, me Beshirajn që shënoi në minutën e 52’, teksa më pas arritën të menaxhonin rezultatin.

Tensioni nuk mungoi nga ana e lojtarëve, që patën disa herë përplasje në fushën e lojës. Kështu Kukësi vazhdon të jetë në vendin e fundit duke shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe duke shpresuar te mbijetesa. Nga ana tjetër Laçi vazhdon në vendin e 7-të me 30 pikë.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, tre dëmtime dhe një i pezulluar për sfidën ndaj Skënderbeut

“Në Shkodër luhet futboll”/ Ilir Daja diplomat përpara takimit ndaj Vllaznisë, komenti për Bekim Balaj

Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)