Kukësi drejt shpërbërjes, vetëm katër lojtarë kanë mbijetuar nga sezoni i kaluar

Kukësi nuk ia doli për të 3-tin vit radhas të siguronte Europën. Një dështim mund të kosiderohet ky sezon, pasi verilindorët ia dolën të sigurojnë mbijetesën vetëm në javën e fundit. E në të tilla raste revolucioni që do të ndodhte në skuadër do të ishte i pashmangshëm.

Nga Kukësi janë larguar plot 16 futbollistë me të cilët drejtuesit kanë negocionuar edhe prishjet e kontratave, pasi nuk janë më në planet e tyre., në ëktë kushte operacionit “fshesa” deri tani i kanë shpëtuar evtëm 4 lojtarë.

Bëhet fjalë për Angelo Tafas, Abdou Mbarak që kanë kontratë deri në vitin 2025 si dhe Atdhe Radhiti dhe Franko Lamçe deri në vitin 2026. Të 4 lojtarët aktualisht vazhdojnë pushimet , por gjithësesi e ardhmja e tyre mund të mos jetë e sigurtë në Kukës.

Duke parë kontratat që kanë lojtarët drejtuesit mund të ndërtojnë skuadrën e ardhme rreth tyre, por deri atëherë ajo që dihet me siguri është se Kukësi ndodhet në “ajër”, pasi deri tani ka veç largime dhe asnjë afrim.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)