“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë

Kujtim Llupa

Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ka folur me doza tepër optimiste për sa i përket ecurisë të skuadrës së tij. Në një lidhje live për emisionin “Mega Sport”, ai ka folur pa “doreza” në lidhe me situatën që klubi i tij po kalon, teksa ndër të tjera u ndal edhe te incidentet e ndodhura në duelin ndaj Flamurtarit. Ndër të tjera Llupa u shpreh:

“Unë jam një tip që nuk bëj prova më trajnerët që t’i heq, kam shumë besim te trajnerët sidomos te Gvozdenoviç, që shkon shumë mirë me drejtorin dhe stafin. Deri tani jemi brenda objektivave që kemi përcaktuar. Me drejtorin komunikoj minimalisht 5 herë në ditë. Siç çdo biznes, edhe sporti nuk t’i jep të ardhurat për 2 vjet. Do doja shumë që vjet të ishim në Europë, nuk ia arritëm për një ndeshje. Jemi e vetmja tifozeri në Shqipëri edhe brenda dhe jashtë, iu kam kërkuar që sjellja të jetë brenda kornizave sportive.

Për sa i përket ditës së djeshme, pritja nga presidenca e Flamurtarit ishte shumë miqësore, u agravuar në fund të ndeshjes, midis futbollistëve. Lojtarët e Flamurtarit dhe disa të tjerë, goditën lojtarët e mi, të cilët u gjetën të papërgatitur. Mbas ndeshjes dhe mbas incidenteve, presidenti i Flamurtarit, Idrizi, më ka thënë që dua të vij te tifozët e tu t’i uroj për fitoren. Kemi shkuar bashkërisht te tifozët tanë dhe i ka uruar. Ndodhën shumë incidente, nuk dua ta ezauroj shumë këtë pjesë. Në Vlorë ndihem shumë i afërt, sepse të gjithë miqtë te Flamurtari më kanë pritur shumë mirë, para dhe pas ndeshjes. Më kanë përkrahur dhe më kanë uruar fitoren.

Nuk e bëra denoncimin për incidentet në Vlorë, sepse kam marrëdhënie shumë të afërt, me shumë ish-legjendat e Flamurtarit, me presidentin Idrizi, me drejtuesin politik të qarkut, Blendi Çuçi, me zv.presidentin e FSHF-së, Geri Çipi, ishin të gjithë të pranishëm në stadium, incident sporadik i momentit. Mora vesh që Idrizi i kishte ofruar 100 mijë euro premio ekipit për të mundur Vllazninë dhe Elbasanin. Nuk e arritën objektivin, kështu që ata kaluan në ekstrem.

Unë premiot nuk i bëj asnjëherë publike, por do të marrin premion që meritojnë.

Do të preferoja në finalen e “Final 4”, Vllazninë. Jemi në hapat e duhur për t’u rritur edhe nga ana e PR. Do jenë 10 mijë elbasan në stadium në ndeshjen që do të vendosë titullin”, u shpreh Llupa.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!