Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Filipine!
Sipas mediave të huaja një gazetar është vrarë teksa ishte në transmetim të emisionit të tij radiofonik. Ai është qëlluar me dy plumba nga një person i cili i ka thënë se ishte dëgjues i rregullt i tij. Pasi e ka vrarë autori i ka marrë nga qafa varësen e floririt. Pamjet tregojnë momentin kur Juan Jumalon qëllohet për vdekje ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele ndërsa Juan Jumalon, po realizonte programin e tij radiofonik nga shtëpia e tij dhe ishte në transmetim të drejtpërdrejtë edhe në rrjetin social Facebook. Personi i armatosur hyri në shtëpinë e prezantuesit duke thënë se ishte një dëgjues i rregullt i emisionit të tij dhe se kishte nevojë të bisedonte me të.
Sapo ai hyri në dhomën e shtëpisë që ishte përshtatur në një studio transmetimi autori qëlloi dy here mbi Juan Jumalon, 57 vjeç. Ai i ka marrë prezantuesit një varëse floriri që ai mbante në qafë dhe më pas ka marrë motoçikletën për t’u larguar.
Ka qenë bashkëshortja e prezantuesit që ka telefonuar menjëherë ambulancën dhe e ka dërguar atë në spital, por fatkeqësisht 57 vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda. Juan Jumalon ishte i njohur edhe si DJ Johny Walker në Filipine. Filipinet janë konsideruar prej kohësh si një ndër vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.
Presidenti i vendit Ferdinand Marcos Jr ka dënuar ashpër sulmin dhe i ka kërkuar policisë që të arrestojë sa më parë autorin. Juan Jumalon është gazetari i 199 që vritet në Filipine që prej vitit 1986, kur demokracia u kthye sërish në këtë vend.