KUJDES PAMJE E RËNDË! Momenti kur trupi i pajetë i Martin Bardhit transportohet në spital

Fotoja që shihni më poshtë është momenti kur trupi i pajetë i Martin Bardhit transportohet  në ambientet e spitalit. 

Bëhet me dije nga burimet për media se viktima, kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, sepse ishte arrestuar për tentativë vrasje, pasi gjykata kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkaq sipas informacioneve dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt