“Kujdes me emrat”/ Luizi i përmendi ish-të dashurin Oltës, aktorja mezi e mban veten me reagimin (video)

Banorët e “Big Brother VIP2” kanë diskutuar një ditë për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment Luiz Ejlli ka përmendur Olsi Mingomatajn, i njohur ndryshe si Olsi i Noçes. Lidhur me këtë ka reaguar Olta Gixhari, e cila i kërkoi këngëtarit të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e BB.

Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë.

Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektaklit.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!