“Kujdes, mbyllni dyert”/ Policia ngre alarmin dhe paralajmëron qytetarët: Një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu…

Autoritetet në SHBA kanë ngritur alamrin, pasi një vrasës është arratisur nga burgu, duke u endur i lirë.

Bradley Gillespie, 50 vjeç, u pa për herë të fundit në pamjet CCTV në Institucionin Korrektues Allen/Oakëood (AOCI) në Lima, Ohio , të hënën (22 maj) rreth orës 8:41 të mëngjesit me orën lokale, por arriti të largohej nga objekti së bashku me një të burgosur tjetër, James Lee.

Zyrtarët paralajmëruan publikun që të dy burrat ishin “të rrezikshëm” dhe nuk duhet të afroheshin nëse dalloheshin.

“Bradley Gillespie ka një histori krimesh të rrezikshme dhe të dhunshme. Në këtë kohë ne besojmë se Bradley Gillespie duhet të konsiderohet si një rrezik për publikun dhe të supozohet se është i armatosur me një armë,” tha një zëdhënës i policisë.

“I bëjmë thirrje komunitetit të jetë i zellshëm. Mbyllni vendbanimin tuaj, mbyllni automjetet tuaja dhe jini vigjilent. Ndizni dritat e jashtme.”

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…