“Kualifikohemi në Tiranë”/ Trajneri i Valmieras mesazh të qartë Partizanit: Pësuam dy gola që nuk dua t’i komentoj

Partizani arriti të fitonte 2-1 në transfertë kundër Valmieras, ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Conference League. Një takim mjaft i rëndësishëm për të kuqtë e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç që do të tentojnë të kualifikohen në fazën “Play-Off”.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i letonezëve, Jurgis Kalnis cili ka thënë se në përballjen e kthimit, kampionët e Shqipërisë janë të kalueshëm. Në prononcimin e zakonshëm për gazetarët, Kalns ka deklaruar:

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, mendoj se ishim skuadra më e mirë në fushë. Më pas e ulëm pak ritmin, mesfusha nuk doli më para, gjunjët na lanë. Kundërshtari ndjeu se mund të luante. Ishte ajo për të cilën kisha folur më parë, duhet të luanim me topin që rivali të na kishte frikë. Ia dolëm mban në pjesën e parë, bindshëm madje. Pastaj bëmë gabime fëminore dhe Partizani kuptoi se mund të luante, në pjesën e dytë e ndjeu plotësisht.

Në fillim të pjesës së dytë, Gustavo pati një rast për të shënuar golin e dytë në një episod të mirë. Unë mendoj se nëse do të kishte ndodhur kjo, loja do të kishte përfunduar shumë ndryshe. Ndjeva kontrollin e topit pastaj që nuk ishte si më parë, ndieva se Partizani filloi ta kuptonte se mund të luante kundër nesh, se ne nuk ishim edhe aq të frikshëm. Ne treguam një lojë krejtësisht ndryshe nga më parë. Pësuam dy gola që nuk dua as t’i komentoj, nga dy episode, lojtarët tanë rrëshqitën dy herë, ishin gola “budallenj”, në një ndeshje që duhej ta fitonim ne. Ka një ndeshje të dytë dhe me atë që pashë unë nga ndeshja jonë, jam pozitiv se do të kalojmë ne në turin tjetër”.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit