“Kualifikim me kosto”/ Ilir Daja pas kualifikimit në Kupë: Me vazhdimësinë duhet të jemi të kujdesshëm

Kualifikimi

Dinamo arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke mposhtur Skënderbeun në shtesë me shifrat 4-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i kryeqytetasve Ilir Daja doli në prononcim për mediat, ku theksoi se kualifikimi kishte goxha kosto nga an e energjisë së lojtarëve.

“Natyrshëm nëse shkon në gjysmëfinale është mjaft mirë. Kualifikimi ka gjënë e mirë pasi me dy tre ndeshje mund të marrësh një trofe që është i dyti për nga rëndësia në Shqipëri. Kemi një kontigjent jo të plotë, duke luajtur me role të dubluara.

Edhe sot Dita u fut i sforcuar kërkoi ndërrim në fundin e kohës së rregullt pasi ndjeu sërish problem. Kualifikim me goxha kosto, me vazhdimësinë duhet të jemi të kujdesshëm. Bregu ishte ndërrim i detyruar pasi ndjeu shqetësim. Që në pjesën e parë ndjeu shqetësim në muskuj, ndërsa

Nani nuk kishte më fuqi të vazhdonte. Skënderbeu ka një kontigjent të mirë lojtarësh dhe shkoi në një fitore 2-0 në ndeshjen e parë. Motivimi i lojtarëve është pak i dobët kur shikon alternativat që janë në organikë. Në fund fare mund të ishin eliminuar pasi golin e shënuam në fundin e pjesës së dytë. Mund të ishim skualifikuar se golin e kemi shënuar në minutat e fundit të pjesës së dytë”, u shpreh Daja për RTSH.

 

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)