Kualifikim që lodh dhe Zoran Zekic, trajneri i Partizanit e pranon: Nuk e di sa do të pushojmë, Astana është një nivel tjetër

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka thënë se është i lumtur për kualifikimin e ekipit të tij, edhe pse pranoi se gjithçka kishte ardhur me vështirësi. “Mendoj se nuk kemi fuqi të shohim përsëri këtë ndeshje, sot kishte shumë gjëra të mira e shumë jo të mira. Pas 10 minutash kishim kontroll por ne nuk dinim si të pasonim për atë që ishte në pozicion më të mirë për të dyfishuar shifrat dhe do të ishte shumë më e lehtë për ne. ani ne kemi probleme me freskinë dhe fuqinë.

Në ditët e fundit kemi humbur 3-4 lojtarë, sot kam vendosur këta djem në mbrojtje, një u dëmtua dhe nuk kemi zgjidhje. Kemi edhe probleme taktike, por ky është problemi kryesor sot.

Jo të gjithë kanë eksperiencë për Europën, e kemi thënë dje, por shumë lojtarë ndjejnë presionin se të gjithë duan të shkojnë në play-off në Conference League. Nuk më kujtohet kur kam qenë i lodhur sa sot! Por jam shumë i lumtur.

Tani kemi një situatë të re, luajmë ndaj Astanës, një udhëtim i gjatë. Mund të pushojmë pak, nuk di të them se sa do të pushoj, a do të fle i qetë. Nesër do të përgatitemi, kemi karakter. Astana është një nivel tjetër, duhet të përgatitemi. Atanaskoski ka karton të verdhë dhe nuk mund të luajë. Duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me Mba, Mensah, Saliu nuk është. Por pa u ankuar, duhet t’i gëzohemi.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)