“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë?”/ Qytetari proteston i vetëm në qendër të Fierit për krimin makabër në Tiranë (VIDEO)

Krimi makabër që tronditi dje Tiranën ka sjellë reagimin dhe zemërimin e një banori në Fier, i cili doli sot i vetëm në protestë për këtë krim makabër.

Me pankartën “Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”, Edmond Hoxha tregon indinjatën e tij në lidhje me vrasjen e trefishtë, ndërsa bën thirrje që shteti të marrë masa për parandalimin e vrasjeve të grave.

Me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Dan Hutra vrau dje kunatën Gëzime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.
Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj.

Related posts

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore/ Kursi i këmbimit për sot, 11 mars 2025

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro/ Këmbimi valutor, 10 mars 2025

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot/ Kursi i këmbimit, 8 mars 2025