Kthesa e madhe e motit! Era e fortë, reshje bore dhe shi, ja ç’pritet në fundjavë

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, pritet përmirësimi i kushteve të motit duke filluar që sot pasdite.

Kemi një zhvendosje të sistemit të rreshjeve duke na rikthyer intervalet e kthjellimeve duke bërë që fundjava të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë prezent sidomos në ultësirën perëndimore, duke lënë me kthjellime dhe vranësira zonat malore. Nuk parashikohet që të ketë reshje.

Për sa i përket vlerave termike sot ka pasur një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimalja të jetë 0 ose -1 gradë Celsius në zonat e thella malore, ndërkohë që maksimalja do të ketë një rritje 1-2 Gradë, ku priten vlera 18 apo 19 gradë. Fundjava do të sjellë rritje duke kulmuar ditën e dielë ku termometri do të ngjitet në 22 apo 23 Gradë Celsius.

Era do të jetë problematike duke qënë se do të ketë drejtim kryesisht verilindor dhe era e ftohtë do të bëjë që i ftohti të ndihet veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024