Kryetari i Bashkisë Kamëz bën premtimin spektakolar: Kënd lojërash për moshën e tretë, të luajnë dhe ata

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli po bën ‘xhiron e rrjetit’ pasi u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se do të luajnë në park lojërash e rrëshqitëse.

Bëht fjalë për një intervistë që Suli ka dhënë vetëm dy ditë më parë për FaxNeës ku shpjegon me detaje planet e tij për mandatin e radhës që synon të marrë si kryebashkiak në Kamëz. Ai ndalet tek një projekt për rehabilitimin e një zonë dhe thotë se do ta ‘kompletojë’ me të gjitha. Këtu përmend parkun e lojërave, ku thotë se mund të luajë dhe mosha e tretë.

“Jemi në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do të ketë kënd lojërash e lulishte për të gjitha moshat. Dhe për moshat e treta se do lozin dhe mosha e tretë,”– thotë Suli ndër të tjera, ndërkohë që në video shfaqet një rrëshqitëse për të luajtur. 

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…