Kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh, dy të arrestuar në Kavajë

Dy shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Sipas njoftimit të policisë shtetasit – Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë si dhe -A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

– Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

– Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024