Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhunon e intimidon gazetarët e Ora News

Kryeqyteti i drejtuar nga Erion Veliaj është kthyer në sinonim të betonizimit.

Ndërtesa të larta, dhe kullat që kanë rrethuar çdo cep të qytetit madje dhe sahatin dhe monumentin e heroit kombëtar Skënderbeu janë ajo çfarë qytetarët shohin çdo ditë.

Por, kur i Qytetari i Parë i Tiranës, Erion Veliaj pyetet për betonizimin e çdo cepi të qytetit, përgjigjet duke sulmuar dhe intimiduar gazetaret.

Madje në një akt skandaloz për lirinë e medies, që duhet të alarmojë të gjithë, shoqëruesit e Erion Veliajt pengojnë me forcë punën e gazetarëve që kërkojnë një përgjigje nga ai.

Në këto pamje shihen qartë veprimet që ka zgjedhur Veliaj për të mbajtur larg medien dhe gazetarët, që nuk presin kronika të gatshme nga zyra e shtypit.

Madje po aq skandaloze, është edhe reagimi i Pastorit,  Kandidatit për Deputet Tonin Gogu, kur mohon skenën e dhunës të ndodhur para syve të tij.

“E para njëherë është kryetari i bashkisë dhe nuk të tërhoqi zvarrë,” thotë ai.

Megjithatë Gogu duket se është më transparent. Të paktën nuk ka të njëjtin mendim me Veliajn por është i hapur për gazetarët.

Por për çfarë trafikantësh flet Lali Eri?

Raportet tregojnë se vetëm në 3 vitet e fundit në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 3 milion e 155 m2, dhe 60% e firmave të ndërtimit nuk justifikojnë burimin e të ardhurave.

Një pyetje tjetër që Veliaj duhet të japë përgjigje është se kush është trafikanti në këtë mes

Madje edhe për gjobën e majme 110 milionë euro që do i paguajnë shqiptarët Beçhetti-t, atij i mungon përgjigja.

“Thuhet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka fort qejf mediet që nuk pranojnë kasetat  e gatshme, të montuara nga post-produksioni i bashkisë Tiranë. Për këtë arsye ne vendosëm t’i merrnim një opinion Veliajt lidhur me 110 milion eurot që qytetarët shqiptarë do  duhet t’i paguajnë italianit Beçhetti për mbylljen e te televizionit Agon Channel.”

Reagimi i Veliajt ndaj gazetareve nuk është vetëm pas takimeve edhe kur e pyet para institucionit të bashkisë sjellja është e njëjtë.

Burimi: Ora News

Related posts

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 24 korrik 2024