Kryebashkiakja e Lushnjes i hoqi asistencën, kjo është 48-vjeçarja që ndërroi jetë pas takimit (EMRI+FOTO)

Shpresa Çani është 60-vjeçarja e cila ndërroi jetë tragjikisht, gjatë ditës së djeshme në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se 60-vjeçarja kishte shkuar për të pyetur në lidhje me arsyet përse i ishte hequr ndihma ekonomike që merrte prej disa kohësh, por pasi debatoi me punonjësit e bashkisë, ajo nuk u ndje mirë.

Mësohet se ajo është rrëzuar në tokë pa ndjenja, teksa pasi është thirrur ambulanca, është konstatuar se ajo kishte vdekur. Policia reagoi për ngjarjen vetëm mëngjesin e sotëm, duke thënë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën