Kruja në “shtetrrethim”/ Policia dhe FNSH postoblloqe në hyrje të qytetit, kush do arrestohet?!

Qyteti i Krujës duket se ëhstë vendosur në shtetrrethim mbrëmjen e sotme, pasi policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur disa postoblloqe.

Mësohet se postoblloqet janë ngritur në hyrje të qytetit dhe në akset kombëtare, për të mundësuar kontrollimin e mjeteve të dyshimta, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Gjithashtu synohet dhe arrestimi i personave që janë të shpallur në kërkim apo që lëvizin me armë.

Nuk dihet nëse policia ka marrë informacione për persona konkretë, teksa pritet një njoftim zyrtar mbi atë se çfarë po ndodh.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025