Krizë që nuk ka fund për Skënderbeun, Teuta “e mbyt” në Korçë me golin e Gjinit (video)

Krizë që

Krizë që nuk ka fund për Skënderbeun. Teuta ka fituar në transfertën e Korçës me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore. Në pjesën e parë Teuta humbi një rast të artë me Krujën i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 33′.

Fatmirësisht për durrsakët kjo nuk rezultoi fatale pasi në minutën e 75′ Gjini realizoi golin e parë me fanellën e Teutës duke i dhënë dhe fitoren në një duel kaq të rëndësishëm. Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 37 pikëve, ndërsa krizë që nuk ka fund për Skënderbeun që humbet pozita pasi nuk po fiton prej 3 ndeshjesh radhazi, duke iu larguar Play-Offit dhe mbetet në kuotën e 41 pikëve.

KRONOLIGJIA E NDESHJES

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88’ Pas një rrëmuje në zonë, Rashica provon të shënojë me kokë por topi përfundon mbi traversë.

86’ Liço lëshon predhën drejt portës por Vata bën një pritje fantastike.

85′ Janaqi lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Moses.

83′ Gjinollari ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar ndaj Likës.

82′ Largohet Dumfur, ka minuta për Likën.

75’ Gol Teuta/ Kruja kroson nga këndi dhe gjen Gjinin në zonë, ky i fundit shënon me kokë në rrjetën e Aliajt. (VIDEO)

43’ Pas një harkimi nga këndi, Gjini merr topin në zonë dhe e godet më kokë, por sfera përfundon jashtë.

33’ Kruja gjuan nga 11 metra dhe topi godet shtyllën dhe më pas përfundon jashtë.

29’ – 31’ Durrsakët pretendojnë 11-metërsh, Hamiti shkon në VAR për ta rishikuar. Arbitri akordon penallti

15’ Rrëmujë në zonën e Teutës, Lloci arrin të largojë topin.

12′ Shaqe ndëshkohet me karton të verdhë.

3’ Gjini nuk arriti të përfitonte nga rrëmuja e krijuar në zonën e Skënderbeut edhe pse kishte mundësinë për të kaluar Teutën në avantazh.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)