Kriza financiare, Marotta: Reduktoni pagat ose rrezikoni shkatërrimin

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, ka paralajmëruar klubet e Serie A se mund të shkojnë drejt krizës nëse nuk reduktojnë pagat e lojtarëve sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, italiani u shpreh se shpenzimet janë më të mëdha tani dhe pandemia ka ndikuar jo pak në financat e çdo klubi.“Kostot janë një peshë e madhe në financat e klubeve për momentin. Me të ardhurat zero nga stadiumet dhe mbështetjen e vogël financiare nga sponsorët, klubet duhet të përdorin 65% të xhiros së tyre vjetore për të paguar lojtarët e tyre”, deklaron 63-vjeçari.

“Duhet një bashkëpunim mes Federatës dhe klubeve për të kaluar këtë krizë që po kalojmë. Problemi ekziston në të gjithë Europën. Nëse klubet nuk reduktojnë pagat, atëherë rrezikojnë edhe shkarkimin”, përfundon Marota. Është konfirmuar se pronarët e Interit, Suning Group, po kërkojnë investitorë të rinj për të ndihmuar në uljen e shpenzimeve të klubit.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)