Kriza e Erzenit e ka emrin… Nonato, ekipi shijakas nuk di të fitojë pa golat e sulmuesit brazilian

Erzeni ka humbur kontaktet me katër vendet e para dhe duhet të fokusohet tërësisht te beteja për të mos u përfshirë në vorbullën e zonës së ftohtë e një gjë të tillë duhet ta bëjë që këtë të dielë në sfidën ndaj Laçit.

Shifrat janë të ftohta dhe nga to mund të gjenden edhe shkaqet e krizës së shijakasve. Sulmuesi brazilian, Patrick Nonato, golashënuesi i tretë më i mirë i Superiores nuk është më vendimtar dhe kur ai nuk funksionon, e gjithë skuadra ka vështirësi për të marrë rezultat.

Me 10 gola sezonalë, Nonato e ka shënuar të fundit rreth 1 muaj më parë në transfertën e Shkodrës, ndërsa nëse kthehet shitriti edhe më mbrapa, ai e kishte gjetur rrugën e rrjetës në në datën 10 mars që ratësisht përkon edhe me fitoren e fundit të Erzenit pasi mundi Egnatian 2-1.

Në tre ndeshjet e fundit me Kastriotin, Teutën dhe Partizanin, 28-vjeçari është aktivizuar titullar por nuk ka arritur të lejë gjurmë duke zhgënjyer ashtu si e gjithë skuadra shijakase.

Nëse bomberi brazilian do të vonojë me rikthimin e tij vendimtar, atëherë edhe skuadra e Kapllanit mund të jetë në telashe. Sot të gjithë sytë janë drejtuar pikërisht nga Nonato.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)