Kritikohet se nuk luhet futboll në Laç, Armando Cungu ironi në emision: Në Shqipëri jemi, s’mund të bëjmë si suedezë

Armando Cungu

Armando Cungu ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë me emisionin ‘Elite’ të Gjergji Stefësku foli mbi ndeshjen finale përballë Flamurtarit. Laçi i tij fitoi 3-1 pas shtesave dhe siguron për një tjetër sezon pjesëmarrjen në Superiore. Vlonjatët ngritën akuza për gjykim të njëanshëm, akuza të cilat trajneri i kurbinasve i ka hedhur poshtë duke u sprehur se në Laç luhet futboll shumë mirë dhe nuk pati vend për polemika.

NDESHJA-Pjesën e parë e dominuam, fillimi i pjesës së dytë ishte disi më i vështirë për ne, ndoshta prej presionit për të ruajtur avantazhin. Edhe unë e them që një emër i madh si i Flamurtarit i duhet Superiores, por në ndeshjen që ne luajtëm ishim shumë herë më mirë. Sa i përket tifozerisë është ndërprerë ndeshja disa herë. Duhet thënë se tifozeria e Flamurtari ka ofenduar tifozerinë tonë.

KRITIKAT-Nuk e di pse është mendimi që në Laç nuk luhet futboll, në Laç ka shumë vite që luhet shumë mirë futboll. Ftoj të gjithë zotërinjtë që thonë ka pasur problematika dhe vendime jo të drejta ta shikojnë me kujdes ndeshjen, pasi nuk ka pasur asnjë parregullsi. Flamurtari nuk na ka ardhur në asnjë moment që të na rrezikojë seriozisht portën.

PRESIONI-Nuk është e lehtë. Është ndryshe kur luan për të qëndruar në Kategori, presioni dhe stresi është më i madh se për të fituar titullin. Ose i nxin faqen vetes ose ja zbardh. Flamurtari ka organikë, emra që i kanë dhënë tonin Superiores. Në Shqipëri jemi, s’mund të bëjmë si suedezë, duhet të përgatiteshim për gjithçka. Edhe për anën psikologjike për ta menaxhuar, kishim probleme dhe nuk ishim brilant gjithë kohën.

SKUADRA-Kemi një skuadër me shumë të rinj, qofshin në pankinë apo në fushë. Një pjesë e tyre luanin për herë të parë në Superiore dhe kjo ishte një peshë e madhe për ta. Fituam luftën me shumë meritë, justifikime mund të ketë nga vlonjatët për dëshirën e tyre. Nuk mund të shahet arbitri në fushë. Nuk janë për t’u bërë gjeste të tilla. Në fushën e lojës nuk ka pasur asnjë problematikë. Pa paragjykime dhe tensione mund të shihet që në fushë nuk kishte asnjë ndikim”,-u shpreh Cungu.

LEXO MË SHUMË: Armando Cungu ende nuk e ke gjetur “kurën” fituese te Laçi, kërkohet kthesa ndaj Erzenit

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit