Kritikohet ashpër ushtria italiane/ Gjatë stërvitjeve, ushtria shkrep predhën manovruese nga tanku dhe godet gabimisht fermën e pulave

Mediat italiane tani e dy ditë nuk ndalen duke kritikuar ushtrinë italiane dhe njësinë e cila është e armatosur me tanket “Kentauro”, që gjatë një stërvitje ushtarake të realizuar së fundmi, kanë goditur gabimisht një fermë ku mbi 50 pula dhe zogj ngordhën.

Incidenti ka ndodhur në poligonin Selina Meduna në provincën Pordenone, ku me të lindur dielli filluan manovrat ushtarake të brigadës së motorizuar “Pozzuolo del Friul”.

Në stërvitje janë përdorur tanket “Kentauro”, që peshojnë 27 tonelata dhe që Italia i përdor tani e 30 vite. Ato janë të pajisura me topa 105 mm.

Siç raporton La Republica, një nga Kentaurat ka shkrepur një predhë duke e goditur gabimisht fermën e pulave. Për fat të mirë, ishin përdorur predha manovruese pa mbushje shpërthyese.

Predha është shkrepur nga topi i tankut dhe ka shembur murin e fermës, e si pasojë e kësaj 50 pula dhe zogj kanë ngordhur. E këtë gabim nuk e kishte vërejtur ushtria edhe pse ferma ishte në anën e kundër të caqeve të para për t’u goditur.

Ai menjëherë i telefonoi karabinierëve, që fillimisht se kush e kishte shpuar murin dhe gjysma e fermës ishte shembur. E këtë e mësuan kur panë gjurmët e predhës manovruese. U konstatua se pulat dhe zogjtë ishin dëm anësor i ushtrisë italiane.

Me të përfunduar stërvitjet ushtarët italianë ishin kthyer në bazë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të nesërmen në orët e para të mëngjesit, pronari i fermës në afërsi të poligonit vërejti vrimën në fermë dhe gjysmën e objektit të shembur.

Për rastin është njoftuar edhe gjykata italiane, kurse ushtria pas raportimeve të mediave ka filluar hetimet e brendshme.

Burimi: Telegrafi

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!