75 pasime të sakta dhe shënoi golin e fitores, Kristjan Asllani zgjidhet lojtari i ndeshjes: Besojmë te fitorja ndaj Barcelonës

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Veronës, në triumfin 1-0 që Interi arriti në kampionat, me shqiptarin që në fund të sfidës është zgjedhur edhe “Lojtari i Ndeshjes”.

23-vjeçari shënoi golin e vetëm të sfidës. Asllani i fitoi të katërta duelet me kundërshtarët, si dhe regjistroi 75 nga 81 pasime të sakta në total. Shqiptari gjithashtu krijoi edhe një shans të madh shënimi për golin dytë, por topi shkoi vetëm pak centimetra mbi traun e portës.

Kristjan Asllani: “Ne besojmë”

“Duam të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, e dimë sa e vështirë është por besojmë”. Pas fitores së Inter ndaj Veronës, Kristjan Asllani karikon skuadrën për kthimin e të martës kundër Barcelonës. “Tifozët kanë qenë gjithnjë aty, edhe në ndeshjen kundër Bayern Munich na nxitën shumë. Presim shumë prej tyre edhe të martën: do të jenë lojtari ynë i 12 në fushë”, tha Asllani për InterTV.

Nga kreu nuk lëshohet asnjë centimetër as në Serie A. Kështu, para se të qepin stemën trengjyrëshe në gjoks, napolitanët duhet të përballen me zikaltërit. Ngarkesa emocionale që trajneri u ka dhënë lojtarëve ka qenë elektrizuese. Edhe pse në vend të tij ishte zëvendësi Farris (për pezullimin e pranuar lidhur me çështjen e ultrasve), efektet kanë qenë të njëjta. Kush doli në fushë nuk i bëri të ndiheshin mungesat e titullarëve të lënë të pushojnë, të atyre të pezulluar apo të dëmtuar. Është rasti i Lautaro Martinez, i cili në fushën e Meazzas është, por vetëm për të qëndruar pranë shokëve të skuadrës.

LEXO ME SHUME:Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI)

Related posts

E FUNDIT/ Mbyllet takimi Halili-Shkëmbi, ja çfarë u vendos për të ardhmen e trajnerit

Xhaka i thotë PO Milanit, Igli Tare i bën ofertën e parë Bayer Leverkusenit

Aventurë ndryshe e Ditmar Bicajt, ish-trajneri i Burrelit drejt firmës me përfaqësuesen e…