“Do të doja ta godisja unë penalltinë”, Asllani për rastin e humbur të Manajt: Këtë e vendos trajnerit, kemi kualitet

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtares i mungojnë golat pasi kualitetin e ka. Ndër të tjera foli edhe për penalltinë e humbur të Manaj.

“Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër. Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat.

Besoj se Manaj ska nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër. Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Kristjan Asllani për “Super Sport”.

NDESHJA SHQIPERI-SERBI 0-0

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Serbisë, përballje e vlefshme në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026. Një përballje që ishte e rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Një ndeshje e mirë e kuqezinjëve ndaj një kundërshtari që vinte si favorit. Për momentin, Shqipëria në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa për Serbinë kjo ishte përballja e parë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe është me 1 pikë.

LEXO ME SHUME:MËKAT! Shqipëria e përjeton barazimin si humbje, serbët dalin nga Tirana të kënaqur

Related posts

“Kjo pikë më e ëmbël për ne se për ata”, Stojkovic i sinqertë për rezultatin: Në pjesën e dytë i kërkova t’i lodhnim me…

MËKAT! Shqipëria e përjeton barazimin si humbje, serbët dalin nga Tirana të kënaqur

E PABESUSHME! Manaj nuk shënon nga penalltia, pjesa e parë mbyllet me iniciativë dhe grintë