Asllani drejt mbylljes së aventurës me Interin, mesfushori shqiptar kërkohet nga klubi italian

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani raportohet drejt largimit të sigurt nga Interi. Akoma nuk dihet nëse do të jetë në formë huazimi, apo transferimi të përhershëm diku tjetër.

Atalanta është shfaqur së fundmi pas mesfushori të Kombëtares shqiptare. Skenari është i qartë tek Atalanta dhe bëhet fjalë për Ederson. Ky i fundit tregohet si dëshirë për skuadrën e Christian Chivu.

Për të arritur transferimin, që është i vështirë pasi Atalanta kërkon 60 milionë euro, në lojë futet Asllani. “Corriero di Bergamo” e raporton mesfushorin shqiptar me vlerë 14 milionë euro dhe si profil të nevojshëm për skuadrën e Ivan Juric.

Mbetet për t’u parë si do të reagojnë palët. Kujtojmë se më parë Asllani ka qenë dëshirë e Gasperinit, por pa arritur në diçka konkrete.

INTERESIMI NGA FIORENTINA

Aktualisht, Fiorentina ka një skuadër të kufizuar numerikisht në mesfushë dhe synon të shtojë cilësi dhe lojtarë pranë Fagiolit dhe Ndour. Ideja kryesore, sipas La Gazzetta dello Sport, është Kristjan Asllani. Shqiptari mund të largohet nga Interi gjatë verës për të gjetur më shumë hapësira. Destinacioni në Firence do të përputhej me kërkesën e mundshme të trajnerit Pioli, që dëshiron futbollistë me personalitet në mesfushë.

Lojtari tjetër në listën e drejtuesve është Bennacer, i cili pëlqehet nga Stefano Pioli, me të cilin ka punuar në Milan. Algjeriani ishte huazuar te Marseille, që nuk duket i gatshëm ta blejë për 12 milionë euro nga kuqezinjtë. Ndërkohë në sulm dëshira e klubit “vjollcë” mbetet Edin Dzeko, që pasi ka mbyllur aventurën tek Fenerbahçe, do të mirëpriste një rikthim për here të 3 në Serie A, pas aventurave tek Roma dhe Inter në të kaluarën.

LEXO ME SHUME:Baton Zabërgja drejt kampionatit rus, pasaporta shqiptare garanci për shitjen e lojtarit

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull