E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri

Kristjan Asllani

Marrëveshja mes Interit dhe Besiktas është arritur. Kristjan Asllani pritet të veshë fanellën e klubit turk. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje. Fabrizio Romano zbuloi së fundmi detaje të reja ku tregon se Asllani pritet të udhëtojë që sot drejt Stambollit.

Besiktas do të mbulojë pagën e mesfushorit shqiptar, për pjesën e mbetur të sezonit. Ky huazim është disi i papritur, pasi Asllani ishte shprehur më parë kundër ofertave jashtë Italisë.

Në rast se do të aktivizohet opsioni i blerjes në qershor, atëherë Beshiktashi duhet të paguajë 12 deri në 13 milionë euro. Kujtojmë se para këtij transferimi, Asllani ishte pjesë e Torinos në pjesën e parë të sezonit.

“Kristjan Asllani te Beshiktashi, ja ku po vjen. Marrëveshja verbale është arritur me Interin për një huazim me kluazolë që jep të drejtën e blerjes. Beshiktashi mbulon pagën e Asllanit deri në qershor dhe mund të aktivizojë opsionin e blerjes, jo të detyrueshëm. Asllani do të fluturojë drejt Stambollit gjatë ditës së sotme, nëse çdo gjë shkon sipas planit”, është informacioni i shpërndarë nga Fabricio Romano.

LEXO ME SHUME:150 mijë euro në stol, përplasjet Ilir Daja-Ardian Bardhi dalin në sipërfaqe

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)