Kthesë e bujshme në karrierën e Kristjan Asllanit, dy klube të Serie A duan shërbimet e mesfushorit

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Torino, pasi nuk është në planet e klubit. Interi në anën tjetër do i hapë rrugë përfundimit të huazimit, vetëm pasi të ketë siguruar ekipin e ri ku Asllani mund të mbyllë sezonin. Së fundmi raportohet se Sassuolo dhe Parma po interesohen te zikaltrit për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Të dyja skuadrat e Seria A janë në nevojë, për një mesfushor me karakteristikat e Asllanit siç raportohet nga “Sportitalia”. Vetë Interi ndërkohë e sugjeroi te Fiorentina, që më parë shfaqte interes për Asllanin. Kristjan Asllani e refuzoi kategorikisht Sasuolon gjatë verës. Po ashtu të njëjtën gjë bënte edhe me ofertat, që mbërrinin nga jashtë Italisë.

23-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë në Itali. Te Torino ishte si rrufe në qiell të hapur vendimi për ta nxjerë jashtë planeve. Më parë ishte aktivizuar thuajse rregullisht si titullar, ndërsa ndaj Veronës nuk mori asnjë minutë.

LEXO ME SHUME:Tirana “peshkon” në Rrogozhinë, bardheblutë transferojnë lojtarin e Egnatias (FOTO)

Related posts

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)

1 comment

Diar Halili drejt firmës me Tiranën 06/01/2026 - 18:45
[…] LEXO ME SHUME:Kthesë e bujshme në karrierën e Kristjan Asllanit, dy klube të Serie A duan shërbimet e mesfush… […]

Comments are closed

Add Comment