Nga ëndrra te zhgënjimi në 6 minuta: Kristjan Asllani përjashtohet në debutim (video)

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës së djeshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi takimin ndaj Koniaspor në stolin e rezervave, në një ndeshje ku skuadra e tij po vuante. Ndaj trajneri vendosi ta hidhte atë në fushë në minutën e 76 të takimit kur shifrat ishin 1-1.

 

Kristjan Asllani-t iu deshën pak sekonda në fushën e lojës për të lënë shenjën e tij, pasi me një harkim nga e djathta çoi topin te Kokçu i cili shënoi golin e avantazhit 2-1. Por debutimi i pabesueshëm do të vazhdonte vetëm dy minuta më vonë me episodin e radhës, kur Asllani kreu një faull pranë zonës së tij ndërsa po mundohej të dilte në kundërsulm. Gjyqtari fillimisht dha vetëm goditje dënimi, por u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe aty nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq, duke e larguar menjëherë nga fusha. Për fatin e mirë të Asllanit, shifrat nuk ndryshuan më dhe Beshiktashi fitoi me rezultatin 2-1.

LEXO ME SHUME:MERKATO/ Çudia e Partizanit, vuan për sulmues, por golashënuesin e çon në huazim te rivalët

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin