Kristal Abazaj bëhet bardheblu, firmos kontratën me klubin shqiptar (PREZANTIMI)

Kristal Abazaj

Kristal Abazaj është zyrtarisht futbollisti i kampionëve të Dritës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka firmosur për 2 vite me klubin nga Kosova.

Abazaj pritet të shtojë cilësitë në radhët e Dritës dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ramadani.


NJOFTIMI ZYRTAR:

Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj!

Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv.
Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona.
Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani.
Mirë se vjen Kristal!

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)