Krisje mes Sylvinho-s dhe Brojës?! Asnjë takim në Londër pas ndeshjes, sulmuesi rrezikon Euro 2024

Gjithmonë e më shumë mjegull në çështjen Broja. Problematikat, stoli, raportimet për viroza dhe deri tek mostakimi me trajnerin e kombëtares. Sylvinho dhe Zabaleta ishin të pranishëm në sfidën e kampionatit anglez Fulham-Aston Villa për të ndjekur Armando Brojën, por sulmuesi kuqezi nuk zbriti në fushë, madje nuk ishte as në stol, për shkak të një viroze.

Trajneri nuk pati mundësinë që ta shihte sulmuesin në fushën e lojës, mësohet se palët nuk kanë pasur as edhe një takim privat, gjatë kohës që dy trajnerët qëndruan në Londër. Sylvinho nuk e ka kontaktuar sulmuesin kuqezi dhe ndoshta marrëdhënia mes palëve është ftohur, madje Broja mund të rrezikojë edhe grumbullimin për në fazën finale të Euro 2024, nëse situata nuk ndryshon.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)