Kris arma në Shkodër! 46-vjeçari qëllon të riun me pistoletë në kofshë, ja çfarë thotë policia

Një plagosje ka ndodhur pasditën e sotme në Shkodër.  Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur 24-vjeçari Jaser Osmani në kofshë.  Plagosja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes Osmanit dhe një 46-vjeçari.  Autori është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sjell njoftim shtesë për plagosjen pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se autori është një 46-vjeçar banues në Shkodër. Ndërkohë që plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion shtesë Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025