Krimineli shqiptar vrau pa mëshirshmëm vajzën dhe plagosi bashkëshorten/ Ja si i shpëtoi sulmit djali 5-vjeçar (VIDEO)

Ngjarja e rëndë e ndodhur 1 ditë më parë, ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri dhe Itali ku 45-vjeçari shqiptar vrau me thikë vajzën, një shtetas italian dhe plagosi gruan e tij.

Në një video që vetë vrasësi hodhi në rrjetet sociale duke treguar trupat e masakruar prej tij, dëgjohet teksa me gjakftohtësi kërkon të birin 5-vjeçar: “I thera vetë, do t’i ther të gjithë, ku është djali”, dëgjohet të thotë vrasësi.

Mediat italiane shkruajë se i mituri u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Kështu djali 5-vjeçar arriti t’i shpëtonte masakrës së Torremaggiore: babai Taulant Malaj , një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar vrau Massimo De Santis , i cili besonte se ishte i dashuri i supozuar i gruas së tij dhe vajzën e vet 16-vjeçare.

Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, teksa dridhej i tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij.

Karabinierët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024