Krimi makabër në Greqi/ Shqiptari i akuzuar u ndalua nga policia pak orë pas vrasjes, rastësisht. Dyshohet se është arratisur drejt…

Shqiptari i dyshuar për krimin makabër në Greqi, të një 43-vjeçareje rumune dhe partnerit të saj farmacist, mësohet se është ndaluar nga policia për kontroll, pak orë pas krimit. Kjo ka ndodhur në Agrinio dhe kontrolli policor ishte fare rastësor, para se të zbulohej se ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë.

Policia po kërkon në të gjithë Greqinë për të gjetur shqiptarin e dyshuar, për krimin e rëndë që ndodhi në Loutraki në orët e para të së dielës që lamë pas.

Sipas informacioneve, shqiptari, i cili raportohet se ka qenë i dashuri i viktimës 43 vjeçare, u kontrollua rastësisht nga policia në Agrinio kur po udhëtonte me automjetin e tij, e për këtë arsye, mendohet se ai mund të jetë arratisur në Shqipëri.

Siç raportuan mediat lokale më herët, trupi i 43-vjeçares u transportua sot në Mykonos, ku nesër të afërmit, vajza e saj dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit. Varrimi i saj do të bëhet të premten, ndërsa farmacisti u varros sot në mesditë në orën 12, në vendlindjen e tij.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…