Krimi i rëndë në Malësi të Madhe/ Babai i autorit të dyshuar flet në gjyq, ja si e shpjegon ndihmën ndaj policisë për të gjetur trupat e pajetë në mal

“Arrest me burg” vendosi gjykata për Rrok Pepajn, babai i Danjelit, i akuzuar ai autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt.

“Panorama” mëson se Rrok Pepaj, në dëshminë e tij dhënë në gjyq, ka mohuar të ketë lidhje dhe bashkëpunim në kultivimit e parcelave me kanabis, për të cilat dyshohet se lindi sherri që përfundoi me vrasjen e dy të rinjve.

Rrok Pepaj u shpreh se doli në mal me policinë, “thjesht për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore gjetëm parcelën dhe dy kufomat”.

“Nuk kam pasur dijeni per parcelën sepse ne mal kam mbajtur bageti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin qe djali im ka pasur një ngatërresë dhe se djalin ma kane rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditesh dhe di vetem qe jane ngaterruar dhe se e kane rrahur disa persona. Une nuk kam asnje faj dhe nuk kam lidhje me keto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe gruan te semure”, mësohet të jetë shprehur i moshuari.

Burimi: Panorama

Related posts

Alivoda transferohet në Dubai, Vllaznia zbulon detajet e transferimit

AF Elbasani blindon portën, firmos me ish-gardianin e Genoas (FOTO)

Osteoartriti tek moshat e reja – Ja shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni