Një krim tronditës ka ndodhur në Belgjikë, ku një 36-vjeçare është masakruar për vekje nga ish-partneri i saj.
Sipas mediave të huaja, viktima ëhstë Veronica Nobus, e cila punonte si infermiere. E reja u gjet e mbuluar nga gjaku në shtëpinë e saj, teksa ishte qëlluar plot 200 herë me thikë në trup.
Raportohet se autori i identifikuar si Jurgen M. 41 vjeç, e ka pritur 36-vjeçaren jashtë stadiumit të Club Brugge, ku ajo po ndiqte ndeshjen kundër Standardit. Më vonë atë mbrëmje, ai u shfaq përsëri në apartamentin e saj në Heist, në mesnatë. Fqinjët i panë të dy duke u grindur në rrugë dhe rreth orës 2 të mëngjesit dëgjuan një zhurmë të madhe. Pas krimit, 41-vjeçari ia ka rrëfyer krimin të vëllait dhe ky i fundit ka lajmëruar policinë dhe ambulancën.
41-vjeçari u arrestua nga policia pas krimit makabër, teksa mësohet se disa javë para vrasjes së kishte kërkuar të blinte një armë zjarri.
Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 41-vjeçarin drejt kryerjes së këtij akti të rëndë dhe çfarë ka ndodhur në banesë natën e krimit, teksa çifti ishte ndarë thuajse një vit më parë.