Mbetjet me pamje të çuditshme të një krijese misterioze janë gjetur në një plazh në bregun ‘Sunshine’ të Australisë, duke e lënë plotësisht të hutuar Alex Tan, një banor i zonës. Krijesa me katër këmbë, një trup të zhveshur, të dobët dhe një bisht të gjatë si miu nuk kishte thuajse fare masë mishtore në kokë humbur, duke ekspozuar kështu një kafkë të gjatë “zvarranike”.
Alex ndau një video (këtu) të shkurtër të gjetjes së tij rrëqethëse në Instagram, duke thënë “Kam hasur diçka të çuditshme. Kjo është si një nga ato gjëra që shihni kur njerëzit pretendojnë se kanë gjetur alienë.”
Ai tha se zbulimi i tij drithërues dukej si “një posum pa flokë, por ndryshe nga çdo gjë që kam parë”, përpara se të vazhdonte të thoshte se mendonte se ishte “jashtëtokësor”.
Duke afruar kamerën mbi kùfomën e fryrë, e cila ‘vizitohej’ nga miza të shumta, Alex tha “a nuk është e çuditshme?”
Ai ftoi përdoruesit e tjerë të mediave sociale që të spekulonin se çfarë mund të ishte kjo kafshë.