Krepa të fryra/ Përmirësoni recetën tuaj dhe bëni diçka krejt tjetër

Nëse keni vetëm një vezë dhe ju pëlqen të hani diçka të ëmbël, mos u shqetësoni, ne e kemi një zgjidhjen për ju

Recetë për krepa të fryra

Përbërësit:

– 1 vezë (të mbajtur në temperaturë dhome);
– 2 lugë miell të zakonshëm;
– 1 lugë mjaltë;
– 1,5 lugë sheqer;
– ½ lugë e vogël ekstrakt vaniljeje;
– 3 – 4 pika lëng limoni ose uthulle.

Përgatitja:

Në një enë përzieni të verdhën e vezës, miellin dhe qumështin. Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe sërish përzieni.

Në një enë tjetër rrihni të bardhën e vezës me lëngun e limonit, derisa të bëhet krem i fortë. Bashkoni ngadalë të dy përzierjet. Hidhni vaj dhe nxehni një tigan të thellë.

Hidhni përzierjen dhe shtoni dy lugë supe ujë dhe mbulojeni. Kur të fërgohet njëra anë, rrotullojeni derisa të piqet edhe ana tjetër.

Shërbejini me fruta, dhe pasi është verë, pse jo, me akullore.

Ju bëfshin mirë!!!

Related posts

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!