Krem karamel me mjaltë! E keni provuar këtë ëmbëlsirë delikate?

Krem karameli është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.

Receta klasike është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm tre përbërës.

Ju sugjerojmë që në vend të sheqerit të përdorni mjaltin, por edhe një mënyrë të veçantë përgatitjeje.

Siç jemi mësuar karamelin e hedhim në fund të tasave, ndërsa me këtë recetë ai hidhet i fundit.

Mjalti sigurisht që i jep tjetër delikatesë, kurse kanella godet shqisat me shijen e saj pak djegëse e pak lezetuese.

Të gjitha për të krijuar një krem perfekt që i pëlqen të gjithëve.

Lexoni me kujdes mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë ëmbëlsirë perfekte.

Përbërësit

4 gota me qumësht

3 shkopinj kanellë

9 vezë

Gjysmë gote uji sheqer

3-4 lugë gjelle me mjaltë

2-3 lugë gjelle sheqer

Përgatitja

Hidhni qumështin në një tenxhere bashkë me kanellën dhe ngroheni shumë pak.

Sapo të shihni që kanella të ketë lëshuar esencën e saj, largojeni nga zjarri.

Lëreni të ftohet, ndërkohë që vendosni një çajnik me ujë në zjarr që të ziejë.

Ndizni gjithashtu edhe furrën që të ngrohet në 150 gradë.

Largoni ajkën që mund të jetë formuar në sipërfaqen e qumështit si dhe shkopinjtë e kanellës.

Shtoni mjaltin dhe sheqerin dhe përzjejini derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Ndërsa të verdhat e vezëve rrihini me pak sheqer në një tas tjetër.

Hidhni vezët tek qumështi dhe përzjejeni mirë derisa të keni formuar masën e krem karamelit.

Ndajeni nëpër tasa dhe vendosini në një tavë të madhe.

Mbuloni me ujë deri në gjysmë tasat me kremin e karamelit.

Futini për t’i pjekur derisa masa të mpikset plotësisht.

Pasi të jenë gati largojini nga tava me ujë të nxehtë dhe lërini të ftohen.

Tani përgatisni karamelin duke hedhur sheqerin në një tigan dhe duke e shkrirë në zjarr mesatar.

Kur të shihni që karameli të ketë marrë ngjyrën karakteristike hidheni me lugë në sipërfaqen e krem karamelit.

Përhapeni mirë që të krijohet një shtresë e plotë.

Futini në frigorifer dhe shërbejini të ftohtë.

Related posts

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!

Lëngu plot proteina me banane dhe gjalpë kikiriku