Krelan me duqa

Përbërësit

1 kg miell

700 ml ujë

1 lugë kripë

100 gr gjalpë

300 gr djath

mazë ose Kajmak sipas dëshirës

Hapat

Brumin e krelanës e zëmë duke i përzier miellin, kripën dhe ujin gjerë sa të fitojmë brum homogjen, pak më të trashë se sa brumi i pallaqinkave

Së pari e fusim tepsinë me pak vaj në furrë të nxehur mirë, pas 5 min. e nxjerim tepsinë nga furra, e hedhim brumin mbi vajin e nxehtë, pastaj e fusim krelanën përsëri në furrë

Krelanën e pjekim 40 – 50 min, gjerë sa të skuqet mirë, pastaj e nxerim nga furra dhe ashtu të nxehtë e coptojmë me piru ose thikë

Krelanës së coptuar sipër ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe djathin

Mund ti shtohet mazë ose kajmak sipas dëshirës

Krelana me duqa servohet e nxehtë me turshi

Related posts

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!

Lëngu plot proteina me banane dhe gjalpë kikiriku