Krah grupit të Alibeajt, Berisha mbledh PD-në në selinë blu/ Ngjitet në katin e dytë dhe…

Partia Demokratike po zhvillon mbledhje në selinë blu, krahas asaj të deputetit Enkelejd Alibeajt, i cili ka thirrur sot grupin për çështjen e Presidentit. I sapozgjedhur si kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në selinë blu, por nuk u fut në sallën ku ndodhet Alibeaj me deputetët. Ai mori rrugën për në katin e dytë, ku ndodhet grupi i Komisionit të Rithemelimit.

Të dy grupet, edhe pse të ndarë po zhvillojnë mbledhje brenda të njëjtës seli. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Alibeaj nuk ka asnjë tagër në PD. Ish-kryeministri u shpreh se ai është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe si lëvizjen më të fundit në favor të kreut të qeverisë, përmendi çështjen për votat e Disporës. Alibeaj mendon se duhet krijuar zonë e veçantë zgjedhore që sipas Berishës është diçka antiShqiptare.

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Berisha mundi rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!