KQZ regjistron PD-në zyrtare në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës! Celibashi: Sipas dokumentit zyrtar…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Demokratike zyrtare në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

“Ndoshta për dikë realitetet mund të jenë të ndryshme, qoftë politike dhe ato juridike, por është fakt u pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i partisë është Lulzim Basha. Në këtë kontekst ky person ka legjitimitetin për të paraqitur në emër të kësaj partie për tu regjistruar si subjekt zgjedhor”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ai miratoi kërkesën për t’u regjistruar PD me kryetar Bashën dhe shtoi se mund të bëhet ankimim brenda 3 ditësh.

“Përfundimisht miratojmë kërkesën për t’u regjistruar PD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Kukësit, me kryetar Lulzim Basha. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në KAS, brenda 3 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, përfundoi Celibashi.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!