158
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranoi të merrte nën shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për anulimin e urdhrit të Komitetit Teknik që ka vendosur karantinë të detyrueshme për personat që hyjnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në seancën publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kjo kërkesë nuk është kompetencë e KQZ dhe vendosi t’ia përcjellë këtë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që sipas tij, është organi kompetent për të vlerësuar ankimin e PD-së.
Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin e Komitetit teknik si manovër politike për të penguar ardhjen e emigrantëve për të votuar në 25 prill.