Kozak Braçi përfundon në polici, shkak pamjet ku konsumon kokainé me pistoleté në dorë (video)

Personazhi i famshëm i Tik-Tok, Kozak Braçi është shoqëruar ditën e sotme (19 shkurt) në ambientet e policisë së Tiranës ku po merret në pyetje nga efektivët e policisë lidhur me një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Në video, Kozak Braçi shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike ‘kokainë’ dhe më pas me një pistoletë me mulli luan lojën ‘ruleta ruse’. Në pamje duket qartë pistoketa dhe plumbi brenda saj por fatmirësisht arma nuk e shkrep duke shmangur një tragjedi.

Ruleta ruse njihet si një lojë vdekjeprurëse në të cilën personat që marrin pjesë rrezikojnë të humbin jetën, vetëm nëse i shpëton fati. Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, makina e Kozak Braçit me vlerë 50 mijë euro, u gjet e shkrumbuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën rezultoi të kishte dhënë urdhër një tjetër reper.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!