Kosova ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve. Dardanët e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme. Në minutën e 19-të, Lumbardh Dellova realizoi gol të bukur për Kosovën, duke drithëruar tifozët me elegancën e tij. Mirëpo, lojtarët nuk ishin të vëmendshëm, duke pësuar gol pas vetëm tre minutash.
Ishte kapiteni, Orri Oskarsson, ai që i barazoi shifrat në 1-1. Vedat Muriqi kishte një rast të artë në minutën e 42-të, ku nga afërsia goditi topi mbi portë.
Një lajm i hidhur është se Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kthyese, pasi mori karton të verdhë, ndërsa kishte një të tillë nga ndeshjet e nëntorit të vitit të kaluar. Kosova riktheu epërsinë në fillim të pjesës së dytë, duke treguar sa shumë e donte fitoren.
Elvis Rexhbecaj ishte ai që kaloi Kosovën në epërsi, kur realizoi gol të bukur në minutën e 58-të. Në një kombinim me Vedat Muriqin, Milot Rashica nuk arriti ta mposhte portierin kundërshtar, duke humbur një mundësi të shkëlqyer për golin e tretë. Një fitore tepër e rendësishme për Kosovën, të cilët afrohen më shumë me ngjitjen në Ligën B. Në krahun tjetë, Islanda deri më tani bie në Ligën C, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur. Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B.