Korenica u transferua në Turqi, Ilir Daja piketon futbollistin e Kombëtares për sulmin e Ballkanit

Me largimin e Meriton Korenicës te Manisa në Turqi, në sulmin e Ballkanit do të krijohet zbrazëti, por duket se mungesa e një lojtari në atë repart nuk do të zgjasë shumë.

Bëhet me dije se Ballkani i Ilir Dajës është vënë në lëvizje për të transferuar Bernard Karricën. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u-21, shihet nga Ilir Daja si perfekti për të përforcuar repartin e ofensivës.

22-vjeçari që aktualisht është pjesë e Rijekës në Kroaci, duket se kërkon më shumë minuta dhe e sheh Ballkanin si destinacionin e duhur. Kujtojmë që më parë Karrica ka mbajtur veshur edhe fanelën e gjigandëve të Dinamo Zagrebit.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)