“Luftuam dhe ia dolëm”, Alfred Deliallisi i gëzohet suksesit të Korabit në sfidën ndaj Lushnjës: Kam vetëm 5 ndeshje që drejtoj ekipin

Korabi

Korabi mundi 1-0 Lushnjën në fushën sportive të Plugut. Sfidën e vendosi goli i shënuar nga Mziu në minutën e 62-të. Skuadra e drejtuar nga Alfred Deliallishi mori tri pikë të çmuara për renditjen. Dibranët ngjiten në kuotën e 38 pikëve dhe tashmë janë +3 nga Kastrioti.

Korabi siguron vendin e tetë në renditje duke eliminuar ndeshjen shtesë pas sezonit të rregullt. Ndërkohë, pas dy fitoreve radhazi, lushnjarët humbasin në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Erion Xhafa mbetet në kuotën e 43 pikëve, në vendin e shtatë me një pikë më pak se fierakët. Dilema për vendin e gjashtë, që është posti i katërt i zonës “play off”, do të zgjidhet të dielën e ardhshme në derbin e Myzeqesë, takim që do të luhet në Fier. Në këtë duel direkt, lushnjarëve u duhet vetëm fitorja, për të kapur “play off”-in. Përsa i përket ndeshjes me Korabin, ajo ka qenë e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet, por përgjegjësia dhe ngarkesa e madhe psikologjike kanë ndikuar dukshëm në lojë. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Alfred Deliallisi, trajneri i Korabit, pas fitores jetike në Lushnjë,  deklaroi: “Ishin dy ekipe me objektiva të ndryshme. Unë kam vetëm 5 ndeshje që drejtoj Korabin dhe jam munduar të jap maksimumin për të arritur objektivin, që Korabi të mos shkojë në ‘play out’. Ishte një përballje e luftuar dhe për shkak të rëndësisë u pa që të dyja ekipet ishin të ngarkuara psikologjikisht.

Ne luftuam për të shpëtuar rënien dhe për të mos luajtur në ‘play out’. Mendoj se rezultati i përshtatet asaj që dhanë ekipet në fushën e lojës. Ne krijuam më shumë raste nga ana jonë. Rezultati më i drejtë ishte fitorja jonë. Kartoni i kuq? Janë momente tensioni. Dihet ngarkesa psikologjike e këtyre ndeshjeve. Kjo ndikoi edhe në veprimin që bëri mbrojtësi ynë, por nuk duhet ekzagjeruar, pasi ne jemi për t’i fituar lojtarët dhe jo për t’i humbur”.

LEXO ME SHUME:Apolonia drejt arritjes së Play-Off, trajneri i fierakëve ankohet për fushën e Kastriotit: Atmosferë e vështirë, unë kam ide të tjera…

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime