Shënoi ndaj Burrelit, Taulant Marku shënjestron Besën: Ia dalim ndaj tyre, jemi në formë të mirë

Korabi

Korabi kërkon të fitojë edhe ndaj Besës. Pas suksesit javën e kaluar ndaj Burrelit, ekipi dibran do të tentojë të marrë një 3-pikësh ndaj një kundërshtari potencial si Besa.

Goli i shënuar në të 34-ën nga sulmuesi Taulant Marku, jo vetëm që hapi rrugën e një fitoreje të rëndësishme në luftën për t’iu larguar vendeve të fundit, por konfirmon momentin e mirë që po kalon sulmuesi pukjan në javët e fundit. Në 10 golat e shënuar nga Korabi për vitin 2025, tre mbajnë firmën e Taulant Markut. Me tetë golat e shënuar deri më tani, 30-vjeçari renditet në listën e shtatë golashënuesve më të mirë të kampionatit.

“Fusha e Burrelit është një nga më të vështirat, pasi matjanët kanë një ekip cilësor dhe jo rastësisht mban atë pozicionin në renditje. Skuadra u tregua kompakte dhe konkrete në shfrytëzimin e rasteve që na u krijuan. Fituam, sepse besuam te forcat tona”, theksoi fillimisht sulmuesi.

Për sulmuesin pukjan, në pikën ku ndodhet sezoni i Kategorisë së Parë, vlerësimi i ndeshjes së radhës mbetet objektivi primar për Korabin. “Besa është një skuadër për t’u respektuar dhe është një ndër pretendentet e këtij kampionati. Dy fitoret e arritura radhazi, njëra prej tyre në transfertë, tregon se skuadra dibrane po gëzon një formë të mirë. Jam optimist se ndaj Besës, Korabi do të ketë të njëjtën paraqitje si në ndeshjet e fundit. Shpresojmë të kemi përkrahjen e sportdashësve tanë të mrekullueshëm, që më të drejtë konsiderohen lojtari i 12-të”, mbylli komentin e tij, golashënuesi më i mirë i dibranëve, Taulant Marku.

LEXO ME SHUME:“Shko tani në fshatrat ku je mësuar intrigant serb”/ Veselenovic e largoi nga Partizani, Zguro i hakërrehet: Ishte turp kush e drejtonte klubin (FOTO)

 

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje